Futboll Seria A Sport

INTER NË KRIZË REZULTATESH/ Fati i Contes varet në sfidën ndaj Sasuolos, ja çfarë ndodh nëse humbet…

Pas humbjes së dyfishtë në Champions ndaj Real Madridit, Antonio Konte pritet nga një test i mëtejshëm: ndeshja e së shtunës kundër Sasuolos.

Nëse zikaltërit nuk tregojnë shenja zgjimi, përkundër të gjitha problemeve që lidhen me pagën e Kontes dhe buxhetin, klubi do të jetë në gjendje të ndërhyjë.

Analistët e basteve e dinë mirë këtë dhe në orët e fundit ata tashmë kanë filluar të përcaktojnë se kush mund të zërë vendin e tij. Një nga emrat e nxehtë të konsideruar nga ekspertët është Luçiano Spaleti, tashmë në dispozicion të pronarëve të Suning pasi ai është ende nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021. Kthimi i ish-trajnerit të Romës, raporton “Agipronews”, ofrohet me koefiçentin 12.00.

Është e sigurt se gjithçka do të varet nga ndeshja në “MAPEI Stadium”, por mbi të gjitha nga rezultatet negative nga tani deri në Krishtlindje.

Sidoqoftë, “bookmakers”-at hapen gjithashtu mundësinë për të parë një toskan tjetër në stolin e Interit, Masimiliano Alegrin.

Një opsion që sot mund të jetë mbi buxhetin për Interin, megjithëse Bepe Marota do të ishte i gatshëm ta mirëpriste atë, për shkak të krizës ekonomike që po kalon bota e futbollit. Kjo hipotezë vendoset në dërrasën e zezë me koefiçentin 6.00.

Related posts

FISHEKZJARRET NUK KANË PËRFUNDUAR/ PSG nuk do të ndalet tek Messi, merkato e verës do të mbyllet me…

Delo.autor

XHUDISTJA SHQIPTARE/ Eleminohet Loriana Kuka në Grand Prixin e Hagës

Isa.Autor

“NA LA PA FRYMË”/ Bukuroshja SEKSI na i tregon të gjitha, “tërbohen” fanasat

Isa.Autor

Leave a Comment