Futboll Kategoria Superiore Sport

SYNOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Tirana mendon për merkaton e janarit. Bardheblutë kërkojnë…

Edhe pse do më shumë se një muaj nga rinisja e merkatos, bardheblutë kanë ndezur motorët e kërkimit për lojtarë të rinj te Tiranës. Qëllimi i bardhebluve është afrimi i disa futbollistëve, sidomos në repartin e avancuar. Gjithsesi, në krye të listës është dëshira kryesore e Dedes. Një sulmues.

Duke parë që skuadra është duke vuajtur shumë për golin bardheblutë kanë si qëllim të afrojnë këtë janar një lojtar që di të shënojë. Muçi nuk mund t’ia dalë i vetëm, ndërsa Sasraku nuk garanton asgjë, si për gola dhe të mbajë repartin vetëm siç bënte sezonin e shkuar Majkëll Ngoja.

Në fakt, në këtë moment që flasim Tirana ka mangët 32 gola nga sezoni i shkuar në Superiore dhe tetë në Kupën e Shqipërisë. Me një të goditur të lapsit janë larguar Kobina, Ngo dhe Hasani që së bashku kishin 24 gola, ndërsa tetë gola të tjerë janë shënuar nga Kaleja që është i dëmtuar dhe Dunga që luan për Vllazninë. Tetë gola të tjerë janë shënuar në Kupë, prej Kalesë, Hasanit, Morinës, Beshirajt, Sidibesë, Kobinës e Karabecit.

Related posts

FLAMURTARI SI ISLANDA/ Lojtarët dhe tifozët dhurojnë SPEKTAKËL pas ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

BEFASOHET BARCELONA/ Ylli Araujo refuzon rinovimin: ja dy klubet që mund të përfitojnë

Delo.autor

SOT ËSHTË LOJTAR I BARCELONËS/ Mbrojtësi tregon si u refuzua nga Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment