Të tjera

VIDEO/ Coleman rekord botëror në sallat e mbyllura, përmirëson kohën e Greene pas 20 vitesh

Atleti amerikan Christian Coleman, fitues i medaljes së argjendtë në Botërorin 2017 të Londrës në garën e 100 metrave, ka vendosur një rekord të ri botëror në garën e 60 metrave në sallat e mbyllura. Coleman, në garën e zhvilluar në Nju Meksiko dhe të vlefshme për kampionatin amerikan të sallave të mbyllura, dha rezultatin 6”34, duke përmirësuar rekordin 6”39 të patriotit të tij Maurice Greene, që rezistonte prej 20 vitesh.

Coleman, gjatë janarit të këtij viti, ndali kronometrin në kohën 6”37 në një event të zhvilluar në Karolinën e Jugut, por kjo kohë nuk u ratifikua dhe nuk u njoh për arsye teknike. Por atleti amerikan nuk u ndal dhe këtë herë vendosi një kohë edhe më të shpejtë, që është rekord i ri botëror i sallave të mbyllura. Këtë herë, koha e atletit 21-vjeçar ishte 5 të mijëtat më e mirë se ajo e Greeene, duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tij.

Related posts

Giro d’Italia/ Viviani arrin një tjetër fitore

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Aksident me makinë për Tiger Woods, ylli i golfit përfundon në sallën e operacionit (VIDEO)

Delo.autor

Kombëtaret e volejbollit nisin grumbullimin në prag të Ligës së Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment