Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen apo Hamilton? Hakkinen dhe Villeneuve zgjedhin fituesin

E ashpër, e pamëshirshme, e paparashikueshme.

Lufta për titullin kampion në F1 po dhuron shumë emocione dhe shumë surpriza.

Dhe këtë fundjavë do të zhvillohet gara që do të përcaktojë fituesin mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton.

Holandezi i Red Bull e ka komanduar për një kohë të gjatë Botërorin, por tani rrezikon të befasohet nga anglezi.

Të dy do ta nisin garën e fundit të sezoni me pikë të barabarta, 369,5 pikë secili.

Dy ish-kampionë të F1, si Hakkinen dhe Villeneuve, kanë bërë parashikimet e tyre.

Finlandezi e ka përshkruar Hamilton-Verstappen si një ndeshje tenisi.

Në rubrikën e tij në portalin Unibet, dy herë kampioni i botës ka folur për ekuilibrin që ekziston mes dy pilotëve në luftë për titullin. Sipas Hakkinen, holandezi mund të mbështetet te diferenca e  fitoreve që është në favorin e tij. Megjithatë, Mercedes është kthyer të fluturojë.

Kështu, parashimi i Mika-s është se titullin do ta fitojë anglezi.

Jacques Villeneuve e di se çfarë do të thotë ta fitosh titullin në garën e fundit.

Në 1997-ën është paraqitur në Jerez me një pikë më pak se rivali i tij Michael Schumacher dhe arriti ta parakalonte gjermanin pavarësisht një kontakti gjatë garës.

Kanadezi ka dhënë mendimin e tij për Motorsport-Total në lidhje me duelin final mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen në Abu Dhabi:

“Në letër është një pistë për Red Bull-in. Por me motorin që ka tani në dispozicion Lewis, çdo pistë është e favorshme për Mercedes”.

Me pak fjalë, Hamilton do ta nisë garën e fundit si favorit.

Related posts

E BUJSHME/ Pogba-Mbappe, Reali bën gati 360 milion euro për verën e ardhshme

Delo.autor

KA PASUR FATIN TË LUAJË ME TË DY/ Dybala: Me “Pleshtin” gabova. Ronaldo duket si mburravec, por…

Delo.autor

“SELMAN STËRMASI” NË KAPACITET MAKSIMAL/ Ja sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment