Futboll Sport

“LUFTË” PËR TRASHËGIMINË/ Nga tanku tek unaza e çmuar, ja pasuria marramendëse e Maradonës…

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe hetimet për të qartësuar shkakun e vërtetë të ndarjes nga jeta të “Pibe de Oro”.

Një tjetër çështje e nxehtë që trazon familjen është… trashëgimia. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca” që citon një gazetar argjentinas shumë pranë ‘Diez’, për momentin trashëgimia duhet të jetë rreth 75 milionë dollarë mes shtëpive të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizimeve (ajo historike me Puma e me dy kompani të videolojërave), investimeve të ndryshme në Venezuelë e Itali, e të tjera pasuri të lëna në Dubai (shtëpi e makina luksi) e në Bjellorusi (një unazë e çmuar e deri te një tank).

Siç dihet Maradona ka pesë fëmijë të njohur, ndërkohë që së fundmi janë të paktën 6 fëmijë të tjerë që pretendojnë se janë të Maradonës dhe që kërkojnë pjesën e tyre nga pasuria që ka lënë Zoti i futbollit. Një situatë me të vërtetë e komplikuar që nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja e saj…

Related posts

Arkivohet çështja Tagliavento-Allegri, prokuroria mbyll hetimet

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Shqiptari ndahet nga jeta gjatë punimeve për stadiumin e AEK në Athinë (FOTO)

Delo.autor

“NA GJENI PROVA TË FUNDOSIM TAKAJN”/ Skënderbeu nxjerr mesazhet e atyre që e fundosën në UEFA (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment