Futboll Sport

TEKNIKU FRANCEZ 4 VITE PA EKIP/ Trajneri Blanc: Dua të punoj akoma, me një klub ose…

Rasti i Laurent Blanc është i vështirë për t’u shpjeguar.

Në Francë ka fituar një kampionat me Bordeaux, plus një Kupë të Francës dhe dy Superkupa, ndërsa me Paris Saint-Germain ka fituar 11 trofe, mes të cilëve tre Ligue 1.

Pavarësisht nga kjo, ai nuk arritur të gjejë një skuadër tjetër pasi është larguar nga stoli i PSG-së. Katër vite gjatë të cilëve emri i tij është dhënë shpesh afër disa skuadrave (Valencia, Roma, Inter, Manchester United), por pa u arritur asnjë marrëveshje.

Trajneri francez ka folur për situatën e tij në një intervistë të dhënë për Telefoot:

“Dua të punoj akoma, me një klub ose kombëtare, por sa më shumë kalon koha, aq më pak besoj se do të ndodhë. Sigurisht do të kthehem, por ndoshta jo me të rriturit, ndoshta me fëmijët”, ka thënë Blanc.

“Ka shumë punë për të bërë, veçanërisht mes diletantëve. Jam realist, i ndershëm me veten dhe të tjerët. Nuk kam ndërmend të heq dorë nga asgjë. Futboll profesionist ose amator, nuk përjashtoj asgjë”.

“Nuk jam as një ëndërrimtar, kam njëfarë moshe dhe e shikoj si po evoluon futbolli. Puna e trajnerit duket çdo ditë e më shumë e vështirë: na kërkohet të rrisim vlerën e lojtarëve, por ne jemi trajnerë”.

Related posts

“SHPRESOJ QË EKIPI…”/ Ilir Daja hap letrat, por koha punon kundër Skënderbeut

F.autor

ANALIZON HUMBJEN E JUVENTUS NË CHAMPIONS/ Legjenda Del Piero: Është alarmues numri i…

Delo.autor

RIKTHIMI TEK MANCHESTER UNITED/ Ronaldo: Nuk jam këtu për pushime, jam i aftë ta bëj… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment