Bundesliga Futboll Sport

BAYERN BËN GODITJEN E MADHE/ Gati goditja e dyfishtë me kosto 80 milionë euro, ja emrat…

Bayern Munich synon të blejë mesfushorët e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus, të dy në fushë në ndeshjen e Champions League kundër Inter-it.

Një goditje e dyfishtë për sezonin e ardhshme, sipas Bild.

Aktualisht, Borussia Dortmund po negocionin zgjatjen e kontratës me Zakaria-n dhe klubi është gati të përfshijë në marrëveshje një bonus.

Nëse negociatat do të dështojnë, Denis do të duhet të shitet në verë për të fituar diçka nga transferimi i tij. Nëse kjo ndodh, kosto r kartonit të tij do të jetë mbi 40 milionë euro.

Transferimi i Neuhaus ka përafërsisht të njëjtin vlerësim.

Kontrata e 23-vjeçarit gjerman skadon në 2024-ën, por trajneri i Bayern-it, Hansi Flick, pret me padurim ta ketë në ekip.

Në këtë sezon, 24-vjeçari Zakaria ka luajtur 4 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka shënuar, ndërsa Neuhaus ka luajtur 15 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Related posts

“U PËRPOQA TË FLAS ME AGNELLIN, POR…”/ Rummenigge: Bundesliga për ne është bukë dhe gjalp

Delo.autor

Klubi i Premier Ligës angleze drejt falimentit: S’kemi para as për rroga

Sadik.Autor

Genova mund Crotone-n e Ajetit, Torino dhe Chievo e mbyllin në barazim

Sadik.Autor

Leave a Comment