Futboll Kategoria Superiore Sport

ANALIZA/ 10 arsyet pse fiton Tirana Derbin e Kryeqytetit ndaj Partizanit

10 arsye pse fiton Tirana në derbin e ditës së premte ndaj Partizanit:

1) Sepse janë kampionët në fuqi. Kanë potencial dhe lojtarë që mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment.

2) Sepse në ndeshjet e mëdha transformohen. E treguan sezonin e kaluar kundër Partizanit dhe Kukësit.

3) Sepse nuk nisen si favoritë dhe presioni duket se ka kaluar disi nga Partizani.

4) Nuk kanë asgjë për të humbur. Ndonjëherë seria e rezultateve zhgënjyese të detyron që të mos bësh shumë llogari.

5) Thyen tersin afro 6- vjeçar ndaj të kuqve dhe tani një pjesë e madhe e lojtarëve që janë në formacion e dinë si mundet Partizani.

6) Frika e skarcimeve. Mund të jetë shans i artë për ata që nuk kanë bindur deri tani që të bëjnë diferencën në një ndeshje të tillë.

7) Efekti “Dede”. Nuk ka marrë ende fitoren e parë në kampionat, por nuk është e thënë që triumfi i parë të mos vijë në derbi. Ka përjetuar shumë të tillë dhe mund ta përgatisë në mënyrën e duhur duelin e së premtes.

8) Elementi surprizë. Tirana ndryshon vazhdimisht dhe megjithëse nuk po bind, mbetet një ekip “i palexueshëm” edhe për rivalët.

9) Do luajë për dy rezultate. Mënyra se si vjen në këtë derbi, mjafton që të mos humbë dhe kur nuk ke presionin e fitores, atëherë mund të bësh edhe surprizën.

10) Sepse është Tirana… Kush tjetër mund të matë forcën me Partizanin nëse jo bardheblutë?

Related posts

“MË NXORRI NUDO NGA…”/ Dëshmia e të fejuarës së futbollistit të famshëm: Isha skllave sek*uale e tij

F.autor

SPALLETTI E KTHEU NË SKUADËR/ Ja si Icardi përgjigjet me një pozë në Instagram (FOTO)

Delo.autor

Marcelo: Ronaldo është më i miri në botë, ai do të vazhdojë të shënojë gola

Sadik.Autor

Leave a Comment