Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Të gjithë tenistët 2 javë në karantinë, Australian Open shtyhet më 8 shkurt

Grand Slam i Australian Open do të nisë më 8 shkurt 2021, pra 3 javë më vonë se data 18 janar e parashikuar për zhvillimin e turneut të parë të madh të vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmojnë mediat australiane, që i referohen një letre që drejtori i turneut Craig Tiley u ka nisur tenistëve.

Pas shumë javësh dyshimesh, bisedimesh dhe takimesh, qeveria australiane nuk ka hequr dorë nga karantina 2-javore që tenistët dhe stafet e tyre do të kryejnë pasi ata të zbarkojnë në Melburn si pasojë e pandemisë Covid 19. Gjithsesi, tenistët do të gëzojnë një privilegj, për t’u stërvitur një ose dy herë në ditë në ambiente të vecanta.

Ndërsa java e parë e shkurtit do të shërbejë për tenistët që të marrin pjesë në një turne të “vogël”, për të testuar veten para Australian Open. Gjithnjë, nëse ata mbërrijnë para datës 15 shkurt në Melburn dhe zhvillojnë dy javë karantinë, ku do të kryejnë edhe tamponët dhe respektojnë masat anti-Covid.

Related posts

Në Angli janë të shokuar me SKANDALIN e Superligës Europiane: Fundi i lojës sonë!

Isa.Autor

PAS GOLIT KOMBËTARES/ Nuk ndalet Odise ROSHI shënon edhe me EKIPIN e tij në Rusi (VIDEO)

Delo.autor

POLEMIKAT PËR KRIJIMIN E “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Përfundon Asambleja e Serisë A. Ja vendimi i Milanit, Juventusit dhe Interit…

Delo.autor

Leave a Comment