Futboll Seria A Sport

ZANETTI PËRJETOI FITOREN E INTER NË CHAMPIONS/ Partnerja e tij zbulon çfarë puthi pas përfundimit të ndeshjes (FOTO)

Havier Zaneti e ka të pamundur të kontrollojë veten, kur Interi i tij arrin rezultat spektakolare dhe shumë të rëndësishme, siç ishte ai i djeshmi ndaj Borusia Moshengladbah në Gjermani, i cili i jep Interit mundësinë për kalimin e fazës së grupeve në rast triumfi ndaj Shaktarit në ndeshjen e radhës.

Pas lotëve në finalen e Ligës së Kampioneve, vrapimit të çmendur pas golit ndaj Lacios dhe shpërthimit në golin e shënuar ndaj Romës, Zaneti tani tërheq vëmendjen edhe si drejtues, për reagimin pas fitores.

Gjyqtari mbyll ndeshjen në Gjermani, dhe kamerat fokusojnë Zanetin, duke puthur diçka që mbante në dorë.

Të shumtë ishin ata që donin të dinin se çfarë ishte ajo që puthi argjentinasi dhe një përgjigje për këtë e ka bashkëshortja e tij, Paula de la Fuente. Nëpërmjet një “Instastory” ajo shkruan: “Zaneti puthi shishen me ujë të shenjtë. Ai është shumë besimtar”, duke shuar kështu të gjitha kuriozitetet e njerëzve.

Related posts

Mourinho ‘tallet’ me Tottenham: Janë larg titullit kampion!

Q.Autor

NGA MERKATO TEK TROFETË/ Rrëfehet trajneri Pioli: Futbolli modern ka nevojë për lojtarë me dy karakteristika

Delo.autor

BALE ZBARKON NË LONDËR/ Ylli uellsian e bëri udhëtimin së bashku me lojtarin tjetër të Realit… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment