Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Bayern ndjek lojtarin e Inter, “Zikaltërit” mendojnë shkëmbimin me mesfushorin…

Kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton, në Bavari, ku drejtuesit e Bajernit të Mynihut po shikojnë përreth për të përforcuar skuadrën kampione në fuqi të Europës.

Dhe janë të ndryshëm emrat në listën e Salihamixhiç. Mes tyre, sipas raportimit të së përditshmes gjermane “Sport Bild”, ndodhet edhe një lojtar i Interit: është Lusien Agume, aktualisht i huazuar te Specia, ai që ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv të bavarezëve që duket ta ndjekë me interes mesfushorin me vitlindje 2002.

Vëzhguesit e klubit gjerman mund të udhëtojnë shumë shpejt në Itali për ta ndjekur nga pranë. Deri tani me klubin bardhezi francezi ka grumbulluar vetëm 98 minuta në Serinë A me në stol Vinçenco Italianon, i cili ka gjetur zgjidhje më të mira për momentin.

Kështu Interi, gjithmonë nëse zërat do të bëhen më konkretë, mund të mendojnë edhe në një shkëmbim të mundshëm me Bajernin duke kërkuar kështu të përfshijnë në negociata edhe mesfushorin Korentin Toliso, i ndjekur më përpara nga zikaltrit.

Related posts

Pak para finales së “UEFA Champions League”, MC Kresha na tregon se është fans i zjarrtë i…

Sadik.Autor

“DO TË MBLIDHEMI TË…”/ Spikeri hiqet si presidenti i Sampdorias, Marotta mashtrohet për blerjen e Galjardinit

Delo.autor

E TRISHTË/ Tragjedi në atletikë, ndahet nga jeta fituesi i medaljes olimpike në Londër 2012

Delo.autor

Leave a Comment