Champions League UEFA

Gunes: Bayerni është superfuqi, por ne luajmë lojën tonë!

Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes beson se skuadra e tij mund të bëjë diçka pozitive kundër kampionit gjerman, Bayern Munchen.

Besiktasi nesër udhëton për në “Allianz Arena”, pasi takohet me gjigantin gjerman, Bayern Munchen, ndeshje e vlefshme për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Senol Gunes, trajneri turk thotë se klubi gjerman është favoriti, por skuadra e tij do të tentoj ta luaj një lojë të rrezikshme.

“Do luajmë me një nga ekipet më të mira në arenën ndërkombëtare. Është një ekip që ka fituar shumë trofe dhe me një organizim fantastik. Një gol për ne do të jetë një mundësi e mirë. Puna jonë është shumë e vështirë, por nuk e konsiderojmë këtë vështirësi si negative. Do të përpiqemi të bëjmë punën dhe lojën tonë”, ka thënë Gunes.

Ndeshja mes Bayernit dhe Besiktasit zhvillohet nesër (e martë) nga ora 20 e 45

Related posts

Real Madrid – PSG, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

SHORTI NË NYON/ Ja kundërshtari më i mundshëm i Juventus në 1/8-at e Champions…

Delo.autor

Të rinjtë e Realit për rekord, shiten 30 mijë bileta për një ndeshje

Q.Autor

Leave a Comment