Champions League Futboll Sport

GAFAT E RËNDA/ Varane: Humba unë, jo Reali! S’kam asnjë shpjegim (VIDEO)

Raphael Varane “tradhtoi” spanjollët e Real Madrid, duke gabuar rëndë te golat e pësuar në sfidën e djeshme kundër Manchester City. Skuadra e Zinedine Zidane u eliminua nga Champions League dhe u vërtetua edhe njëherë se pa Sergio Ramos në fushë Reali vuan në aspektin mbrojtës.

Varane nuk fshihet dhe merr përgjegjësitë e humbjes së pësuar: “Dua të tregoj fytyrën time dhe ta them që kjo humbja është e imja. Marr përgjegjësitë e mia. Ishim përgatitur mirë, por gabimet paguhen në këtë nivel shumë shtrenjtë. Jam i trishtuar për shokët e skuadrës.

Nuk mund t’i shpjegoj gabimet, ndodh në futboll. Ishte një natë e vështirë për mua. Ndeshja që bëmë më krijoi ndjesi të mirë, por ndoshta ndërmorëm më shumë rreziqe seç duhet në fillim dhe i paguam shtrenjtë.

U jam mirënjohës shokëve të skuadrës për mbështetjen. Nuk më ka ndodhur gjatë karrierës time të bëj gabime që kushtojnë kaq shumë”, u shpreh pas ndeshjes Varane, dukshëm i zhgënjyer dhe i mërzitur me atë që kishte bërë në fushën e lojës.

Related posts

Heynckes: Mos e nënvlerësoni Real Madridin, do ta eliminojë PSG-në

Q.Autor

Juventus gjen zëvendësuesin e Gigi Buffon

Alm.autor

I DOLI EMRI SI I PËRFSHIRË NË GRUPE KRIMINALE/ Briken Calja: Jam sportist profesionist, aktivitete të tilla…

Delo.autor

Leave a Comment