Futboll Premier League Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ja kur do e mbyllë karrierën “Special One” si trajner…

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në futboll. Ai tregon dhe sa vite i kanë mbetur në karrierë dhe thekson se eksperienca i bën trajnerët më të mirë.

“Ka një diferencë të madhe ndërmjet suksesit dhe një karriere të suksesshme. Suksesi është një moment, por duhet të kesh vazhdimësi për të qenë i suksesshëm në karrierë.

“Dua një karrierë fituesi. Është pjesë e ADN-së time. Nuk e di se çfarë njerëzit mendojnë për mua, por e konsideroj veten si një person me këmbë në tokë. Gjithmonë mundohem të mësoj dhe të jem më i mirë. Kjo është punë që vetëm të bën më të mirë.

“Mendoj se sot jam më i mirë se sa isha 10 apo 20 vite më parë. Jam 57 vjeç dhe mendoj se më kanë mbetur 1o ose 15 vite të tjera në karrierë”, – tha ai.

Related posts

Totti si Ronaldo, Roma i bën bust ish-kapitenit të përjetshëm

Sadik.Autor

ARMANDO BROJA NUK DI TË NDALET/ Talenti shqiptar shënon në Champions League

Delo.autor

FITORJA NDAJ ATLETICOS KA SJELLË ENTUZIAZËM/ Xavi: Nuk e kemi thënë fjalën e fundit në La Liga

Delo.autor

Leave a Comment