Futboll Seria A Sport

Montela nxjerr zbuluar Gatuzon/ Ja çfarë ka thënë Xhenaro për Milanin…

Vincenzo Montella hedh disa guralecë kundër Milanit: “Nuk pati durim, por mendoj se unë meritova pak më shumë kohë”. Pas përjashtimit nga Sevilla, stolin e së cilës e drejtoi mbas Milanit, Vincenzo Montella është kthyer në “tregun” e trajnerëve.

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, 44-vjeçari shpjegon atë, për të cilën është në kërkim: “Kam pasur disa oferta nga Italia dhe jashtë, por do të doja një propozim, që ka çmenduri brenda, por jam ende duke pritur”.

Përmendja e pashmangshme e plagës së hapur, largimi nga Milani, është në fjalët e Montellës: “Filluam një projekt të ri dhe bëmë një revolucion në grupin e lojtarëve. Ne kishim më shumë se 10 kombësi të reja, por vetëm njëri prej tyre kishte një histori nga Liga e Kampionëve (Bonucci). Klubi nuk pati durim, por mendoj se meritova pak më shumë kohë.

Marrëdhëniet me Gattuso? Të mira. Para se të shkarkohesha unë, ai gjithmonë më kishte thënë: Nuk ke një ekip të fortë. Në fakt, për këtë Milan kishin krijuar shpresa shumë të larta, edhe pse grupi i lojtarëve është mbivlerësuar. Ai është grup i ri, mund të rritet. Qëllimi ishte kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk u arrit”.

Related posts

MERKATO/ Surpriza e “Real Madrid”. Synon mbrojtësin e “Tottenhamit”

Q.Autor

YAMAL BËHET “MOLLË SHERRI” NË BARCELONË/ Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Zidane shpall listën e Realit për super duelin me PSG (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment