Futboll Seria A Sport

“SFIDË E VEÇANTË SEPSE ËSHTË DERBI”/ Pirlo: Jemi duke u përgatitur mendërisht që të kemi një…

Pas Champions League, Juventusi tani përqendrohet te derbi i Torinos. Pirlo e ka frikë dhe e di se kjo ndeshje ka presion dhe tension.

“Sfidë e veçantë sepse është derbi, një ndeshje e rëndësishme për të dy tifozeritë. Unë kam qenë me fat që isha pjesë e tij disa herë, duke fituar dhe shënuar gola të rëndësishëm. Për mua është një kujtim i pashlyer dhe është gjithmonë një ndeshje e shkëlqyeshme për të luajur, sepse ka kaq shumë emocione në të dhe shpresojmë të zhvillojmë një ndeshje të madhe”.

Por, si vjen Juventusi te kjo ndeshje, duke parë edhe lodhjen. “Jemi mirë! Shpresojmë që në këto pak orë të rimarrim forcën pas ndeshjes së fundit të mërkurën në mbrëmje. Kishim pak kohë për t’u rikuperuar, por jemi duke u përgatitur mendërisht që të kemi një paraqitje serioze dhe të rëndësishme për të vazhduar udhëtimin tonë në kampionat”.

Related posts

Mourinho i shpall luftë Contes për të marrë yllin e Juventusit

Q.Autor

Federer: Ja përse vendosa të mos luaj në Roland Garros

Sadik.Autor

Napoli, De Laurentiis përgatit një dhuratë 50 mln euro për të bindur Sarri-n

Sadik.Autor

Leave a Comment