Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Aksidenti i Grosjean më ka shtuar dyshimet për të ardhmen

Koha po skadon dhe Lewis Hamilton ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Piloti britanik i mercedes, aktualisht në karantinë, pasi është i infektuar me Covid 19, nuk do të jetë në pistë këtë fundjavë. Kontrata e tij me Mercedes skadon në fund të këtij viti dhe e ardhmja mbetet ende enigmë.

Pavarësisht se palët mendojnë për rinovimin, Hamilton ka shtuar dyshimet për të ardhmen e tij pas aksidentit të frikshëm të Romain Grosjean. Makina e këtij të fundit u nda në mes dhe përfundoi në flakë, me pilotin që shpëtoi  për mrekulli, duke dalë vetë nga flakët.

“Kam mendoaur tërheqjen nga sporti pas atij aksidenti. Kam 27 vjet që garoj dhe në gjithë këto vite kam parë shumë aksidente. Kur isha 9 vjec pashë një fëmijë të vdiste pas një gare ku unë fitova. Ky aksident i Grosjean më ka futur në mendime. Nuk kam frikë, por reflektoj”, tha Hamilton.

Related posts

Befasohet Zvicra, Granit Xhaka lëndohet në stërvitje dhe rrezikon Kupën e Botës

Sadik.Autor

“E KEMI MENDUAR, POR…”/ Fondi miliarder saudit ishte me të vërtetë një hap larg Interit

Delo.autor

Shkëlqeu me Kroacinë në Botëror, Ante Rebiç pranë firmosjes me…

Isa.Autor

Leave a Comment