Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht me përmbysje Leeds dhe merr kreun e Premier

Çelsi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Lids Junajtid me rezultatin 3-1.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Lampard, që e panë veten në disavantazh në minutën e 4’ me Bamford. Megjithatë londinezët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin. Zhiru shënoi golin e barazimin në minutën e 27’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste. Ishte përsëri Çelsi që gjeti më anë të Zuma në minutën e 61’. Për të kompletuar fitoren, mendoi Pulisiç, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 93’.

Më këtë fitore Çelsi shkon në vendin e parë me 22 pikë, 1 më shumë se Totenhemi i vendit të dytë, që ka një ndeshje tjetër për të luajtur.

Related posts

KATASTROFË/ INTERI zhgënjen që në start, gjunjëzohet nga një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ MILANIT/ Allegri i druhet finales: “Kuqezinjtë” do të luajnë për dy qëllime

Delo.autor

Napoli shfaq interes për mesfushorin e Fiorentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment