Futboll Sport

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Ish-presidenti i FIFA-s Blater: Kam patur vetëm ftohtë dhe temperaturë të lartë

Ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater ka kaluar koronavirusin. 84-vjeçari, i cili rezultoi pozitiv me ‘COVID’ muajin e kaluar, rrëfeu për herë të parë pasojat e virusit, duke treguar se gjatë izolimit, vetëm një ditë është ndjerë keq nga shëndeti.

“U preka nga koronavirusi. Qëndrova në izolim për dy javë dhe tani jam kthyer. Nuk kam simptoma dhe jam gati të luftoj sërish. Kam patur vetëm ftohtë dhe temperaturë të lartë. Një natë nuk jam ndjerë mirë. Isha në Zyrih dhe kur u ktheva në banesë shkova të takoja doktorin. Ai më dërgoi menjëherë në spital dhe pati më testuan rezultova pozitiv me ‘COVID’. Por, nuk kisha simptoma dhe tani ndihem më mirë”, deklaroi Blater.

Ish-bankieri zviceran drejtoi FIFA-n për 17 vite në periudhën 1998-2015. Ai dha dorëheqjen pas skandaleve korruptive në institucionet e larta të futbollit së bashku me Mishel Platininë, i cili shërbeu si president i UEFA-s.

Blater është përjashtuar për 6 vite nga FIFA.

Related posts

Kush skarcohet dhe kush mbijeton; ja kombëtarja braziliane e së ardhmes

Isa.Autor

“RONALDO E DI QË DO TA PËSOJË/ Bonucci: Duam t’u bëjmë një dhuratë fëmijëve tanë

Delo.autor

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon sërish Benzema

Delo.autor

Leave a Comment