Futboll La Liga Sport

KËRKOHEJ NGA SHUMË KLUBE/ Valencia “blindon” talentin 18-vjeçar, kontratë 6-vjeçare dhe klauzolë rekord prej…

Prej vitesh Valencia ka treguar se është një klub i orientuar për të patur të rinj të talentuar dhe për t’i rritur në akademi. Një nga “xhevahirët” e klubit, Yunus Musah tashmë është blinduar nga klubi dhe do ta ketë të sigurt të ardhmen me fanellën e Valencias.

Sulmuesi i cili sapo mbushi 18-vjeç, nënshkroi rinovimin e kontratës për 6 sezonet e ardhshme dhe me një klauzolë rekord prej 100 milionë euro. Një lëvizje e tillë nga drejtuesit është për të mbrojtur lojtarin nga interesimi i klubeve angleze që prej kohësh e kanë monitoruar talentin 18-vjeçar me pasaportë angleze.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020” U-21/ Spanja gjen fitoren e parë në grup

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Delo.autor

E BUJSHME/ Kapiteni u “NDALON” seksin shokëve të ekipit para ndeshjes së rëndësishme

Isa.Autor

Leave a Comment