Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Trajneri Enrique injoron Kosovën, ja si e quan duelin ndaj “dardanëve”…

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, nuk e ka përmendur fare Kosovën në deklaratën e tij pas shortit të hedhur dje në Zyrih. “Dardanët” u shortuan Grupin B, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, në kualifikueset për Botërorin “Katar 2022”.

Trajneri spanjoll u ndal të komentonte rivalët më të vështirë, sipas tij, Suedinë, ndërsa për ekipet e tjera ka thënë se janë udhëtime interesante. “Sërish e kemi Suedinë në grup si rival dhe nuk jam aspak i kënaqur me këtë, por supozoj që edhe ata nuk janë të kënaqur që sërish do të përballen me ne.

Kemi luajtur kundër saj në kualifikueset për Europian dhe nuk ka qenë aspak lehtë, kështu që sërish do të kemi telashe. Sfidat e tjera janë interesante”, tha Enrike. Ndërkohë, trajneri i Suedisë, Peter Andersen, e njeh shumë mirë skuadrën e Shalandit. Ai i mposhti ata në miqësoren e janarit të këtij viti. “Me Kosovën jemi takuar një herë në janar në Katar dhe e kemi fituar atë ndeshje 1-0. Ata kanë disa lojtarë që luajnë në Suedi”, theksoi Andersen për “aftonbladett.se”.

Related posts

Kazakistani U-19, i kthen reston Shqipërisë, e mposht në miqësoren e dytë

Sadik.Autor

PAMJE TË RËNDA/ VIDEO po bën “NAMIN: Ajo që i ndodhi luftëtarit është e FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

FORMACIONI ZYRTAR SHQIPËRI-GJEORGJI/ Asllani dhe Broja nga minuta e parë, ndërron e gjithë mesfusha

F.autor

Leave a Comment