Futboll Seria A

(VIDEO) Milan ‘turpërohet’ në Verona, rikthehet kriza tek kuqezinjtë

Humbje e rëndë për Milanin e Gattusos në transfertë ndaj Veronas. Kuqezinjtë u mposhtën pastër 3-0 në “Bentegodi”, duke e vënë në një pozicion shumë të vështirë “Ringhion”, i cili e mori drejtimin e “Djallit” me shpresën që do të ndryshonte diçka sa u përket rezultateve që ekipi kishte marrë me Montellan.

Por ajo që po ndodh në kampin kuqezi është për të ardhur keq. Pas barazimit të turpshëm 2-2 me Benventon dhe fitores së vështirë 2-1 në “San Siro” me Bolognan, vjen dhe disfata e parë në kampionat për Gattuson, që praktikisht i nxjerr nga gara për Championsin kuqezinjtë.

Caracciolo i dha shuplakën e parë Milanit pas një goditjeje këndi në minutën e 24-t, ndërsa në fraksionin e dytë, pikërisht në të 55-ën, Kean realizoi të dytin, me mbrojtjen kuqezi që la shumë për të dëshiruar. Atëherë kur pritej reagimi i Milanit, veronezët realizuan të tretin me Bessan, për ta vrarë përfundimisht ndeshjen.

Asgjë s’mund të bënte formacioni i Gattusos në minutat e mbetura, madje në kohën shtesë Suso u ndëshkua me karton të kuq, duke marrë një humbje turpëruese, që kërkon një analizë të thellë.

Related posts

DYBALA DUKET I LODHUR/ E dashura e tij SEKSI “bën zhurmë” me TATUAZHIN provokues

Isa.Autor

ÇUDIRAT E BOTËRORIT/ Mesfushori i Marokut ngeci në tualet, trajneri shkon e kërkon dhe…

F.autor

ÇFARË PO NDODH/ Futbollistët e MILANIT lënë Italinë, MANCINI kapet pas…

Isa.Autor

Leave a Comment