Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ APOLONISË/ Ahmataj: U ndëshkuam nga një penallti shumë e thjeshtë e dhuruar

Skënderbeu nuk ia doli të marrë pikë në Fier, teksa u mposht me rezultatin 1-0 ndaj Apolonisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj për mikrofonat e “Supersport” u shpreh se skuadra e tij kishte raste për shënim, por nuk ia doli dhe më pas u ndëshkuam.

“Normalisht ne kishim mundësitë tona, por mungoi pasimi i fundit. Terreni ishte i rënduar për të dalë te goli. Kur nuk shënon, do e pësosh. Për penalltinë, lojtarët duhet të jenë më të kujdesshëm. Hapësirat ishin të mëdha, por lojtarët nuk i shfrytëzuan. U ndëshkuam nga një penallti shumë e thjeshtë e dhuruar. Nuk e morëm lehtë, por mendonim se mund ta zgjidhnim shumë shpejt, ky ëhstë mendimi i lojtarëve të rinj. Pakujdesia në zonë është e pafalshme. Është hera e tretë që marrim penallti kundër.

Terreni dhe presioni? Terreni ishte i rënduar, me reshjet që bindin më shumë. Po kjo ishte e njëjtë për të dyja skuadrat. Është një ndryshim mes skuadrës së dikurshme dhe kësaj tani. Ne lojtarëve nuk i kemi kërkuar të dalin kampionë, por të përmirësohen për veten e tyre. Duhet të mësojnë me presionin e ndeshjeve pasi i kemi falura shumë thjeshtë. Duhet të punojmë ta heqim këtë gjendje psikologjike.”, u shpreh Ahmataj.

Related posts

ARSENAL-WOLVES/ Ndizet sfida në “Emirates”, realizohen 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

GAFA NË MBROJTJE/ I papërmbatshëm, Lukaku ndëshkon Napolin me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

“JORGJI U TALL ME SHKODRËN”/ Kapiteni Gilman Lika: Ja e vërteta me tifozin që u fut në fushë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment