Futboll Seria A Sport

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ I kërkoi ta mbyllnin gojën, shikoni si Dybala përqesh trajneri Koeman (VIDEO)

Paulo Dybala është kapur nga kamerat duke u tallur me Ronald Koemanin në sfidën që Barcelona e humbi 3-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi dhe pjesa tjetër e lojtarëve bardhezi ishin duke tentuar që të largonin Clement Lengletin nga fusha për një ndërhyrje: kërkonin karton të kuq.

Aty shpërtheu gjithçka. Trajneri Koeman nuk e pranoi atë sjellje, duke u thënë lojtarëve të skuadrës italiane që të mbyllnin gojën.

Dybala më pas filloi të tallej me trajnerin holandez, duke u qeshur para tij së bashku me bashkëlojtarët.

VIDEO

Related posts

I DËMTUAR DHE ME COVID-19/ Ylli i Italisë humb Europianin me kombëtaren: Jam i zhgënjyer

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Van de Beek me ekip të ri, Ajaxi konfirmon gjithçka!

Delo.autor

Firmino masakron Sergio Ramos/ Spanjolli është një futbollist idiot…

Sadik.Autor

Leave a Comment