Futboll Seria A Sport

DEL HAPUR KUNDËR AKORDIT ME RAMSEY/ “Daily Mail”: Blerja më e keqe e Juventus në pesë viteve të fundit

Shtypi anglez ka dalë hapur kundër Aaron Ramsey, i cili është përshkruar si blerja me keqe e Juventus-it në pesë vitet e fundit nga Daily Mail.

Mesfushori, edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, nuk ka arritur të shkëlqejë në Serinë A. Në fakt, flitet për një lojtar që ka kushtuar shumë për atë që ka ofruar në fushë.

Rroga e tij 7.5 milionë euro në vit rëndon shumë në arkat e Juventus-it.

Tetë dëmtime, pak a shumë të gjatë, në 18 muaj janë tepër dhe prania e tij në listën e lojtarëve që do të shiten nga bardhezinjtë nuk duhet të jetë në diskutim.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Priti penallti, portieri i Kombëtares merr vlerësimin e rëndësishëm në Turqi (FOTO)

Delo.autor

VUAJTJET E YLLIT QË KONSIDEROHEJ “LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Musonda: Katër vite me dhimbje dhe zemër të thyer

Delo.autor

Cikalleshi foto me Ezelin, shikoni komentin epik të Bes Kallakut

Sadik.Autor

Leave a Comment