Futboll Sport

E TRISHTË/ Vdes legjenda e Italisë dhe fituesi i Kupës së Botës, Paolo Rossi

Paolo Rossi, ylli i ekipit kombëtar të Italisë që e fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, ka vdekur sot në moshën 64-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur në orët e hershme të ditës së enjte nga televizioni italian RAI Sport, për të cilin Rossi po punonte si ekspert futbolli, transmeton Gazeta Express.

Lajm shumë i trishtueshëm: Paolo Rossi na ka lënë”, shkroi në Twitter prezantuesi i RAI Sport Enrico Varriale.

Bashkëshortja e Rossit, Cappeletti Federica, e postoi një fotografi të veten dhe të bashkëshortit në llogarinë e vet në Instagram, me mbishkrimin “per sempre” – “përgjithmonë”.

Ajo nuk e ka bërë të ditur shkaktarin e vdekjes së tij.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Milan njihej si njëri prej sulmuesve më të mirë të të gjitha kohëve dhe ishte më së shumti i famshëm për lojën heroik në Kupën e Botës 1982 në Spanjë.

Related posts

“Viktima” e preferuar e Messi-t pret Barcelona-n

Sadik.Autor

MBROJTËSI BRAZILIAN DREJT LARGIMIT NGA REALI/ E ardhmja e Marcelos mes Juventus dhe Inter

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barella shpëton Interin nga turpi, Lyon vendos rekord

Delo.autor

Leave a Comment