Futboll Premier League Sport

“ËSHTË DASHUR SHUMË KOHË PËR TË VENDOSUR”/ Klopp ndryshon mendje: Mendoja se ishte një gjë e mirë, tani…

Liverpool e kishte siguruar kualifikimin, por donte ta mbyllte grupin e Champions League me një fitore ndaj ekipit modest në Midtjylland. Megjithatë, sfida është mbyllur 1-1.

Pas avantazhit fillestar të Salah, vendasit nuk janë dorëzuar dhe kanë barazuar edhe falë VAR-it. Teknologjia ka ndërhyrë disa herë, por ka qenë shumë e ngadaltë.

Të paktën kjo është ajo që beson Jurgen Klopp. Trajneri i Të Kuqve ka bërë polemika në lidhje me përdorimin e VAR-it.

“Është dashur shumë kohë për të vendosur”, ka thënë trajneri i Liverpool-it. “Nuk i kam parë përsëritjet, kështu që nuk e di nëse kishin të drejtë apo nëse kanë gabuar. Por janë dashur 3-4 minuta dhe me këtë të ftohtë bëhet e vështirë dhe e rrezikshme për futbollistët”.

“Kam qenë një nga ata persona që kanë thënë ‘po, VAR është një ide e mirë’. Por nëse duhet të jem i sinqertë, nuk jam i sigurt nëse do ta thoja përsëri. Tani e kemi dhe duhet të bashkëjetojmë me të dhe ta pranojmë”.

Related posts

Formula1/ I parakaloi McLaren, ka kritika te Renault

Sadik.Autor

I SKANDONTE KONTRATA NË QERSHOR/ Matuidi e zyrtarizon, tregon fatin e tij te Juventusi

Delo.autor

Rimarrja e titullit, presidenti i Skënderbeut Takaj: Titujt nuk fitohen me VKM (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment