Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ Cicinho: Ja pse Real Madrid e refuzoi Dani Alves…

Cícero Joao de Cezare, për të gjithë Cicinho.

Një lojtar që mund të bëhej një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë, por karriera e tij është ndikuar drastikisht nga veset e shumta.

Megjithatë, brazilianit nuk i mungojnë historitë, duke parë se ka luajtur me fanellat e Real Madrid dhe Roma, përveçse me atë të Seleçaos, duke fituar Confederations Cup në 2005-ën me kombëtaren.

Dhe mes anekdotave të shumta që ai ka thënë për emisionin Arena STB, ka qenë edhe një që ka lidhje me një bashkëkombës të tijin, i cili ka fituar shumë në karrierë dhe mund të kishte luajtur me Los Blancos.

Bëhet fjalë për Dani Alves.

“Gjatë periudhës sime te Real Madrid ka patur shumë zëra në lidhje me blerjen e Dani Alves, që në atë kohë ishte te Sevilla. Por drejtuesit kanë thënë jo, duke shpjeguar se kishin Cicinho-n”.

Një zgjedhje jo shumë e goditur nga ana e Los Blancos, duke parë karrierën e dy lojtarëve. Megjithatë, në Brazil, të paktën në disa anë, e konsiderojnë akoma një legjendë të barabartë me Dani Alves.

“Dani Alves ka bërë më shumë në përgjithësi. Por, nëse shikojmë historinë e Sao Pualo-s, kontributi im është më i rëndësishëm. Dhe kam luajtur më shumë me atë fanellë”.

Një thumbim i bukur, duke parë se Dani Alves është pikërisht në radhët e Sao Paulo-s.

Related posts

NGA CESENA TEK CATANIA/ Fisnikët e rënë të Italisë po përpiqen të bëhen përsëri të mëdhenj

Delo.autor

NGA EGNATIA TE DINAMO CITY/ Krahasimi i dy fazave të para të sezonit të kaluar dhe atij aktual në kampionatin “Abissnet Superiore”

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti 22-vjeçar largohet nga Roma, transferohet në Spanjë tek…

Delo.autor

Leave a Comment