Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Talenti Hauge i dhuron fitoren Milan dhe siguron vendin e parë në grup

Milan ka mundur Sparta Prague 1-0 në javën e fundit të fazës me grupe të Europa League dhe ka fituar Grupin H.

Takimi i luajtur në çeki është vendosur nga një magji e të riut Hauge në minutën e 23-të.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në minutën e fundit dhe kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë vendin e parë edhe falë fitores 3-2 të Celtic ndaj Lille.

Sparta e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Plechaty pas një ndërhyrjeje të frikshme ndaj Leao-s, i kthyer në fushë pas një mungese të gjatë.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Ekipi i Guardiolës mopsht me “MANITA” Burnley-n, Mahrez më mirë se CR7

Delo.autor

Monchi: Barcelona nuk është e pathyeshme

Sadik.Autor

KUKËSI SIGURON TRANSFERIMIN E PARË TË JANARIT/ Verilindorët përforcohen me mbrojtës boshnjak

Delo.autor

Leave a Comment