Futboll Seria A Sport

“ZIZU ËSHTË KAMPION, UNË JAM ME FAT”/ Diego Simeone: Ne favoritë ndaj Realit? Nuk komentoj

Diego Simeone vlerëson maksimalisht Zinedin Zidanin dhe thotë se ai ka qenë kampion si futbollist dhe vazhdon të jetë si trajner. “Askush nuk ka dyshime për këtë. Zidan ka bërë histori në fushë dhe vazhdon ta bëjë në stol. Atletiko favorite? Ai ka mendimin e tij, ndërsa unë nuk do të komentoj mendimet e trajnerëve.

Dua të zbresim në fushën e lojës për ta fituar këtë sfidë. Jam me shumë fat që kam futbollistë të rëndësishëm dhe që janë në gjendje optimale. Kemi punuar mirë dhe duhet ta tregojmë këtë gjë në fushën e lojës. Suarez? Vjen nga Koronavirusi dhe i duhet pak kohë për të gjetur formën optimale. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha Simeone.

Related posts

DRAMË PËR EMPOLIN DHE MILAN/ Interi me zemër në dorë siguron Championsin

Delo.autor

“NUK KA SKUADRA TË LEHTA, JEMI PËRGATITUR PËR FITORE”/ Mesfushori Vila: Titulli? Kush do gabojë më pak do arrijë të…

Delo.autor

Nga Cardiffi e deri në Torino, ja pesë diferencat e Realit me Juven

Sadik.Autor

Leave a Comment