Futboll Premier League Sport

“OZIL ËSHTË NJË ARTIST”/ Trajneri Wenger: Nëse ke një lojtar krijues dhe pak mbrojtës, mund të…

I ndarë në shtëpi dhe jashtë projektit të Arteta-s. Sigurisht, Mesut Ozil nuk po kalon një moment të mirë dhe duket se nuk ka më asnjë mundësi që të kthehet protagonist me fanellën e Arsenal-it.

Megjithatë, gjermani ka një aleat special. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e tij Arsene Wenger, i cili ka thënë për ESPN:

“Nuk ka patur kurrë probleme me Ozil. Ka qenë gjithmonë një djalosh me cilësi krijuese të veçanta dhe kishte nevojë për krijimtari në skuadër”.

“Ozil është një artist dhe këta djem janë pak më të ndjeshëm. Atyre u duhet një mbështetje dhe një ambient që t’i frymëzojë që të japin maksimumin”.

Më pas ka ardhur këshilla që duket më shumë si një thumbim: “Ka dy mënyrë për të ndërtuar një skuadër futbolli. Mund t’i detyrosh të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë ose mund të bësh një kompromis”.

“Nëse ke një lojtar krijues dhe pak mbrojtës, mund të ndërtosh një skuadër rreth tij. Kjo do të kompensojë disa nga disavantazhet. Kjo është diçka për të cilën mund të mendohet”.

Related posts

Bayern përmbysje me “pesë yje”, Heynckes thyen tjetër rekord historik

Sadik.Autor

TJETËR GODITJE NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ FIFA dënon 2 klube të Superiores

F.autor

LIVE/ Superkupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Tirana-Teuta. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment