Boks Sport

De La Hoya: Alvarez rikthehet në ring në shtator ose dhjetor

Ish-boksieri Oscar De La Hoya, tashmë në detyrën e menaxherit dhe promotorit në këtë sport, ka deklaruar sot se meksikani Saul “Canelo” Alvarez do të rikthehet në ring në shtator ose dhjetor. Ai është pezulluar 6 muaj nga komisioni i sportit në Nevada pas skandalit doping dhe pezullimi i përfundon në shtator. Ndaj De La Hoya synon që ta ngjisë në ring “nxënësin” e tij menjëherë pas pezullimit, pse jo në një duel ndaj Gennady Golovkin. Këta dy boksierë duhej të zhvillonin revanshin sot në mbrëmje, por Alvarez u tërhoq pas dopingut dhe më pas u pezullua.

De La Hoya, sot tha: “Pezullimi që i dhanë Canelo ishte qesharak, madje m’u duk se në këtë vendim të komisionit ka ndikuar Golovkin, që kishte frikë mos e humbiste revanshin. Gjithsesi, ne jemi gati për ta zhvilluar revanshin kurdoherë që kazaku të dëshirojë. Edhe Canelo dëshiron të rikthehet në ring sa më shpejt që të jetë e mundur. Në shtator, menjëherë pas pezullimit ose në dhjetor. Edhe pse është pezulluar, ne nuk e kemi ndërprerë stërvitjen, ndërkohë që tani po rikuperon pas operacionit dhe do të jemi gati për rikthimin pas përfundimit të pezullimit”, u shpreh De La Hoya.

Related posts

Penalltitë “halë në sy”, statistikat e Mesit nga pika e bardhë janë të tmerrshme

Sadik.Autor

SUSO-CUTRONE SHOW/ MILANI fiton me përmbysje dhe shkon 3 pikë larg Championsit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Cilësohet si futbollist me të ardhme, Interi rinovon kontratën me talentin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment