Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ GENOA-S/ Trajneri Pirlo: Duhet të harrojmë Barcelonën dhe të vazhdojmë me këtë dëshirë…

Trajneri i Juventus-it, Andrea Pirlo, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Genoa-s.

– Një kujtim personal për Paolo Rossi-n?

“Nuk kam patur fatin ta njoh shumë mirë në nivel personal. Por kujtimi i paharrueshëm i Botërorit 82 mbetet. Isha shumë i vogël, por imazhet janë histori. Ka qenë heroi ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë”.

– Çfarë ju mbetet në mendje nga ndeshja me Barcelona-n?

“Nëse mendojmë akoma për atë ndeshje, duhet ta harrojmë sepse duhet të mendojmë për të gjetur vazhdimësi. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë dhe këtë ritëm. Duhet të bëjmë mirë në këto katër ndeshje të fundit të kampionatit”.

– Çfarë ndeshje prisni kundër Genoa-s?

“E vështirë si të gjithë ndeshjet kur shkohet në një stadium kaq të rëndësishëm. Ata dinë të mbrohen dhe të kundërsulmojnë shumë mirë, sepse kanë lojtarë të shpejtë dhe të fortë fizikisht. Do të duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë ndeshjen tonë”.

Related posts

VITI 2021 ME DRITË-HIJE PËR MBAPPE/ 50 gola, dështimi evropian, qëndrimi me pahir te PSG…

Delo.autor

Neymar kërcënohet nga tifozët e PSG-së

Sadik.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Tirana kryeson e vetme, ndjek Teuta. “zhytet” Flamurtari (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment