Futboll Sport

SKANDALI NË ITALI/ Grabitet shtëpia e Paolo Rossit gjatë ceremonisë mortore për legjendën e futbollit

Ditën e djeshme, ndërsa e gjithë Italia po i jepte lamtumirën e fundit legjendës së futbollit, Paolo Rossi disa persona kanë grabitur shtëpinë e tij, në Bucine në Toskana.

Ceremonia mortore e futbollistit u zhvillua në qytetin juglindor të Vincenza ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, pas ceremonisë, kur bashkëshortja e Rossit ishte kthyer në shtëpi, gjeti rrëmujë.

Në sendet që ishin vjedhur nga shtëpia e tij, ishin një orë dhe disa para. Ajo raportoi menjëherë në polici të cilët po vijojnë një hetim për të gjetur personat përgjegjës.

Paolo Rossi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare ditën e enjte. Ai vuante nga kanceri i mushkërive e cila dyshohet se i ka sjellë vdekjen kampionit të botës.

Ai ishte një ndër lojtarët kyç të kombëtares italiane gjatë viteve 80′. Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit, në një ndeshje që shumë tifozë e shohin si një nga më të mirat në historinë e Kupës së Botës.

Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982, në Spanjë.

Related posts

MUÇI PROTAGONIST/ Sulmuesi kuqezi realizon dy gola në Turqi

F.autor

TIRANA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni fantastik nga “bardheblutë”, Batha rihap sfidën në “Selman Stërnasi” (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

F.autor

Leave a Comment