Futboll Seria A Sport

FITORJA E KATËRT RADHAZI NË KAMPIONAT/ Inter mposht me përmbysje spektakolare Cagliari-n

Ekipi i Interit ka fituar në transfertë ndaj Cagliarit me rezultatin 1-3. Një rezultat që është i gënjeshtërt, pasi ekipi i trajnerit Antonio Contes vuajti shumë për të marrë 3 pikët.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Ishte Sottil që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42′. Ky shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes duke dërguar topin në rrjetë.

Interi barazoi me Barellan në minutën e 77′. Ai dërgoi në rrjetë një top të kthyer falë një gjuajtje shumë të mirë. D’Ambrosio dërgoi topin në rrjetë pak sekonda pasi zbriti në fushë dhe në të 84′ i dha avantazhin Interit në 2-1. Lukaku i vendosi kapak ndeshjes me golin e tij në minutën e 90’+4′ për 3-1.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi i paraprin “France Football”: Për ne, Ronaldo është “Topi i Artë”

Isa.Autor

E PABESUESHME NË BUNDESLIGA/ Pas një aksioni fantastik, Dani Olmo realizon për Leipzig “alla Messi” (VIDEO)

Delo.autor

“VOJVODËN E KËRKONTE ATALANTA”/ Agjenti Aliaj: Ja lojtari i Shpresave që ka kualitetet e duhura për tu aktivizuar në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment