Futboll Sport

FUTBOLLI NË ZI/ Ish-trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19

Një tjetër legjendë e futbollit botëror ka ndërruar jetë në këtë vit tepër tragjik.

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Otto Baric është ndarë nga jeta pasditen e sotme (13 dhjetor) në moshën 88-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate, të cilat konfirmojnë se Baric humbi betejën e tij me Covid-19.

Ai ka vuajtur nga pneumonia dhe sipas informacioneve jozyrtare, goditja e fundit e legjendës së futbollit kroat u dha nga koronavirusi.

Baric udhëhoqi ekipin kombëtar shqiptar nga 1 korriku 2006 deri më 22 nëntor 2007.

Në 15 takime në krye të kombëtares kuqezi, Baric regjistroi 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Related posts

VEPRIMI QË NXIT TIFOZËT E “DJAJVE TË KUQ”/ Mesfushori Pogba stërvitet me fanellën e Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho: Joao Mario te Manchester United? Përse jo, më ka pëlqyer gjithmonë.”

Sadik.Autor

“TOPÇINJTË” KALOJNË NË AVANTAZH/ Lucas Torreria realizon një “PERLË” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment