Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Ylli Manaj rikthehet tek goli dhe i jep fitoren Barcelonës në derbi (VIDEO)

Sulmuesi i Shqipërisë Rei Manaj është kthyer te goli me skuadrën e tij Barcelona B. Futbollisti kuqezi shënoi golin e fitores në derbin e Segunda Divizionit kundër Espanjolit B.

Në mintuën e 80-të, 23-vjeçari merr topin dhe nuk pason duke i shpëtuar markimit të një futbollisti kundërshtar. Më pas, ai pret drejt qendrës dhe duke parë daljen e portierit nga porta godet lehtësisht. Goli i ka dhënë 3 pikë të rëndësishme Barcelonës B, e cila renditet në vendin e shtatë në grupin A3 të Segunda Divizionit me 10 pikë.

Ky është goli i pestë që Manaj shënon me Barcelonën B.

Related posts

HUMBJA NË NAPOLI/ Inzaghi nuk e bën dramë, flet për të ardhmen dhe finalen me City

F.autor

“NDIHMOJA BABANË, NUK KISHTE BESIM QË UNË DO BËHESHA FUTBOLLIST”/ Ramadani: Asgjë nuk ka qënë e lehtë, por ia dola

F.autor

IRLANDA E VERIUT-ITALI/ Mancini i beson treshes së sulmit Berardi-Insigne-Chiesa (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment