Bundesliga Futboll Sport

BAYERN MER LAJME TË MIRA/ Rikthehet ylli i ekipit pas më shumë se 1 muaji mungesë

Bayern Munich sot ka marrë një lajm të mirë pas shortit të hedhur në Nyon për sa i përket fazës së 1/8-ve të Champions League, që do ta shohë përballë Lazios.

Për herë të parë që pas operacionit të kryer pas datës 7 nëntor, kur edhe luajti Klassiker kundër Borussia Dortmund, talenti Joshua Kimmich është kthyer në stërvitje me ekipin e Hansi Flick.

Kimmich operoi gjurin e djathtë dhe periudha e rehabilitimit ka mbaruar, ndaj do të duhej edhe pak kohë përpara se ta shohim në fushë.

Gjithashtu, edhe Niklas Süle u kthye në terrenin e stërvitjes të hënën pasi humbi ndeshjen kundër Union Berlin të shtunën.

Ekziston edhe një lajm i mirë për Javi Martínez: 32-vjeçari përfundoi një seancë vrapimi sot.

Martínez pësoi një dëmtim në kofshën e majtë në ndeshjen në shtëpi kundër RB Leipzig javën e kaluar.

Leon Goretzka, i cili u zëvendësua për shkak të një dëmtimie në ndeshjen kundër Union Berlin, pushoi sot.

Related posts

COVID-19/ Seria A vatër e “nxehtë” e koronavirusit, skuadra italiane konfirmon një lojtar pozitiv

Delo.autor

Danilo pranë largimit nga City, Roma dhe Interi mendojnë për brazilianin

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ “Pancerat” të papërmbajtshëm, Gosens ndëshkon Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment