Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi, Neymar dhe Depay. PSG-ja i shpall “luftë” Barcelonës në merkato

Deklarata e Nejmar pak ditë më parë ku shprehej i bindur se sezonin e ardhshëm do të luante në një skuadër me Leo Mesi solli shumë pështjellim në media. Prej kohësh flitet për një ribashkim ndërsa lajmet që e shoqërojnë këtë hipotezë janë nga më të ndryshmet.

Së fundmi është folur për një takim ndërmjet Horge Mesit dhe drejtuesve të PSG-së, takimi sipas mediave është zhvilluar në Katar dhe sigurisht temë diskutimi ka qenë transferimi i argjentinasit në Paris. Vetë babai i Leos me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se është totalisht një “fake news”, në një kohë kur nuk ka lëvizur nga Rosario, vendi ku banon.

PSG-ja po i prish jo pak punë Barcelonës pasi së fundmi kërkojnë të marrin shërbimet e Memphis Depay për të zëvendësuar Nejmarin, i cili u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Lion. Sipas “Mundo Deportvo”, pavarësisht presionit që po ushtron PSG, sulmuesi holandez është i bindur për tu bashkuar me Barcelonën që në merkaton e janarit.

Related posts

NUK NDALET “PËRBINDËSHI” ME REKORDET/ Ronaldo kalon 200 milionë fansa në “Instagram”

Delo.autor

Nis bisedimet me Liverpool, por Mahrez preferon Arsenal

Q.Autor

U MBYLL FAZA E PARË NË CHAMPIONS/ Klopp zbulon tre ekipet që do të donte t’i shmangte në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment