Futboll Seria A Sport

RRËFEN DETAJE PERSONALE TË PAZBULUARA/ Ronaldo zgjedh sportin e preferuar, nuk është futbolli

Cristiano Ronaldo është një nga protagonistët e dokumentarit të bërë nga DAZN, “Parallel Words”, ku portugezi ka rrëfyer disa detaje personale akoma të pazbuluar.

“Marrëdhënia ime me boksin? Kur isha te Manchester United një trajner bënte boks me mua. Mendoj se është një gjë e mirë për një futbollist ta praktikoje, sepse të mëson si të lëvizësh”, ka thënë CR7.

“Boksi është më i vështirë, sepse je vetëm në ring. Nuk besoj se mund ta kisha bërë boksierin, është e vështirë. Futbolli është pasioni im, por në televizor shikoj sporte të tjerë. Mes një ndeshje futbolli ose një boksi, preferoj pa asnjë dyshim opsionin e dytë”, ka thënë CR7.

Related posts

PËRMBYSJA NDAJ DORTMUND/ Moggi për deklaratën e Contës kundër drejtuesve: Nëse do isha unë, do e…

Delo.autor

RINOVIMI ME JUVENTUS E PAQARTË/ Ja 2 klubet e mëdha që duan yllin Dybala

Delo.autor

SERIA A/ Ja formacioni i lojtarëve më të shtrenjtë për 2018

Delo.autor

Leave a Comment