Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Një japonez në tek skuderia Alpha Tauri Honda, ende dy vende bosh për botërorin 2021

Japonezi Yuki Tsunoda është piloti i dytë i skuadrës Alpha Tauri Honda, që do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1. Ai do të zërë vendin e rusit Daniil Kvyat dhe do të ketë si shok skuadre francezin Pierre Gasly.

Tsunoda, 20 vjeç, këtë vit u rendit i treti në botërorin e Formula 2, me 3 fitore dhe 7 podiume. Të martën, ai kreu testet përfundimtare me Alpha Tauri, që i dha të drejtën të garojë në Formula 1 sezonin e ardhshëm.

Tashmë kanë mbetur bosh vetëm 2 vende për sa i përket sezonit të ri.

Ende nuk dihet piloti i dytë te Mercedes, makinë ku është konfirmuar vetëm Valtteri Bottas. Ndërkohë që mungon edhe piloti i dytë te Red Bull, ku i konfirmuar është Max Verstappen.

Related posts

“AKORD NË LONDËR, NË SPANJË NUK KANË DYSHIME”/ Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, Xavi në pritje të shkarkimit

F.autor

PARTIZANI “çalon” në mbrojtje, prapavija e zbuluar në të dy anët

Sadik.Autor

ÇFARË TALENTI/ Shikoni SUPER GOLIN e shënuar nga Armando Dobra në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment