Futboll Seria A Sport

IU RREZIKUA KARRIERA ENDE PA NISUR/ Talenti i madh italian jep lajmin e gëzuar për klubit dhe tifozët (VIDEO)

“Cdo gjë mirë”.  Fjalët e Nicolò Zaniolo gjatë kthimit të tij në Itali janë të pakta, por qetësuese. Në orët e fundit që ai u nis për në Innsbruck – në Austri – për të kryer një kontroll rutinë në gjurin e tij, i vizituar nga profesor Fink (kirurgu që e operoi atë në shtator), lojtari në fakt u kthye në Romë disa minuta më parë me dritën jeshile për të filluar vrapimin në Trigoria.

Një vizitë siguruese, e cila lejon Zaniolo të vazhdojë procesin e rimëkëmbjes në baza të rregullta dhe që tashmë nuk duhet të ketë frikë për të vazhduar procesin.

Roberto Mancini e pret te Italia e tij për kampionatin europian dhe gjithçka është e mundur. Por, në anën tjetër, edhe Roma dëshiron ta shohë në fushë sa më shpejt pasi talenti i Zaniolos nuk diskutohet aspak.

Ish-futbollisti i Interit ka qenë i pafat në këto dy vitet e fundit, për shkak të dëmtimeve të gjata dhe që e kanë frenuar disi rritjen e tij.

Roma sonte luan ndaj Torinos në kampionat dhe situata verdhekuqe duket mjaft e mirë, me ecuri rezultatesh dhe sidomos një repart ofensiv të mirë përpara portës kundërshtare.

Related posts

KËRCËNIMI I KOMENTATORIT/ Rrëfehet Kosta Grillo: Ja e vërteta e denoncimit tim në polici

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Wenger tek MILANI, fakt i kryer, do prezantohet në…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ross Brawn: Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës

Delo.autor

Leave a Comment