Futboll Sport

SHKËLQEU NË CHAMPIONS LEAGUE/ Ja kush zgjidhet portieri më i mirë për vitin 2020 nga FIFA…

Ka startuar në 19:00 në Zyrih, ceremonia për zgjedhjen e “Lojtarit më të mirë të vitit” nga FIFA. Tre finalistët janë Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski dhe Leo Mesi.

Të 3 këta lojtarë kërkojnë të fitojnë çmimin më të lartë për futbollistët, sidomos në këtë vit, ku “Topi i Artë” nuk do të jepet. Favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është sulmuesi i Bajernit, Levandovski, i cili fitoi gjithçka me skuadrën e tij në sezonin e kaluar, ku ishte një nga lojtarët kyç.

Lojtarin më të mirë të vitit do ta vendosin nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve kryesorë të të gjitha ekipeve kombëtare, plus më shumë se 200 përfaqësues të mediave, ndërsa gjithashtu mund të votojnë edhe tifozët.

Gjithashtu përveç lojtarit më të mirë do të jepen edhe çmimet e tjera, për portierin, trajnerin si dhe golin më të mirë për këtë vit.

Dhënia e çmimeve në kohë reale: 

Goli më i bukur i vitit: Heung Min Son (Totenhem)

Portieri më i mirë: Manuel Nojer (Bajern Mynih)

Portierja më e mirë femër: Sara Buhadi (Lion)

Related posts

NISIN FAZËN PËRGATITORE/ Pesë lojtarë të larguar, ja situata tek Partizani në Ohër…

Delo.autor

ZBULON MERKATON E BUJSHME TË INTER/ Marco Materazz: Conte do të transferojë 2 sulmues të…

Delo.autor

ËSHTË KANDIDATI KRYESOR PËR MAN.UNITED/ Allegri thotë fjalën e tij: Kam kontratë me…

Delo.autor

Leave a Comment