Futboll Sport

“KUR MBARON KJO CEREMONI?” Ronaldo nuk pranon çmimin “The Best FIFA”, mimika e tij bëhet virale

Ndoshta Cristiano Ronaldo nuk kishte aq shumë dëshirë të merrte pjesë në këtë ceremoni çmimesh, atë të “The Best FIFA 2020”, e cila e pa atë “vetëm” protagonist në lidhje me top-formacionin e vitit.

Ndoshta pritej që ai dhe Messi të mos shpalleshin “The Best” për këtë vit kalendarik, në raport me Lewandowski, por mimika e portugezit, kur u shqiptua emri i polakut si fitues nga Infantino, foli më shumë se gjithçka.

Madje, u bë tejet virale në rrjetet sociale. Sulmuesi i Juves hapi sytë dhe shumë lexuan shprehjen e tij të brendshme, e cila rrezatonte shenjë mërzie dhe mosvëmendjeje. Sikur thoshte: Aman, kur mbaron kjo ceremoni? Ai nuk është mësuar të humbasë kurrë, në fakt…

Related posts

Conte: E doja Sanchezin te Juventusi

Q.Autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Rosi: Ne do të bëjmë më të mirën tonë për fitore…

Delo.autor

BUKAJO SAKA ARRIN MARRËVESHJEN ME ARSENALIN/ Kontrata e re e fut në histori

F.autor

Leave a Comment