Futboll La Liga Sport

DITË E VEÇANTË PËR BARCELONËN/ Femrat kthehen në “Camp Nou” pas 50 vitesh për një ndeshje historike

Skuadra e femrave e Barcelona-s do të luajë në La Liga kundër Espanyol derbin e 6 janarit të ardhshëm në orën 18:00.

Lojtaret e Luis Cortes, që nga 2019-ta luajnë në stadiumin Johan Cruyff,  do të zbresin në fushën e Camp Nou për 50-vjetorin e ndeshjes që skuadra e fermave e Barcelona-s ka luajtur në të njëjtën fushë më 25 dhjetor të 1970-ës, një ekip që është konsideruar embrioni i futbollit të femrave të Barçës.

Ditën e Krishtlindjes së 1970-ës, pionieret e klubit katalanas, me emrin Seleçión Ciudad de Barcelona dhe të drejtuara nga portieri legjendar Antoni Ramallets, kanë luajtur një ndeshje kundër Union Deportiva Centelles, e mbyllur pa gola, që ka qenë një prelud i ndeshjes së ekipit të parë të meshkujve kundër CSKA-së së Sofjes.

Ajo ndeshje, e luajtur në Camp Nou para 60 mijë personave, ka hyrë në historinë e Barça Women, edhe pse në atë kohë nuk mund të vishnin ngjyrat e klubit ose të përdornin emrin e tyre, nga momenti që nuk ishin zyrtarisht pjesë e klubit.

Stadiumi ka pritur edhe dy ndeshje të femrave në 1967-ën dhe në 1969-ën, po ishin skuadra që ishin krijuar vetëm për atë rast. Në ndeshjen e 6 janarit të ardhshëm kundër Espanyol në Camp Nou, Barça Femenino do të jetë përsëri protagoniste  e një arritjeje historike.

Dhe këtë herë lojtaret do ta bëjnë si profesioniste, fryt i angazhimit të marrë nga klubi për të nxitur futbollin e femrave.

Related posts

SKANDALI NË ANGLI/ Tifozi zbret në fushë dhe godet pas koke kapitenin në derbi (VIDEO)

Delo.autor

“SHPRESOJ TË JEM BABAI I…”/ Trajneri i Chelsit habit me deklaratën për Higuian

Delo.autor

MotoGP/ Zarco dhe ëndrra që iu kthye në makth, flet piloti

Sadik.Autor

Leave a Comment