Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ PSG konfirmon lajmin e keq, Neymar e mbyll vitin jashtë fushave. Ja sa do të mungojë…

ZYRTARE: PSG njofton se lëndimi i Neymar në kyçin e këmbës do ta mbajë atë jashtë veprimi për pjesën e mbetur të vitit. Pra, ylli brazilian do të mungojë edhe në duelin kundër Lille. Një dyshim i vogël kishte mbetur, por u bë i madh këtë të shtunë. Klubi parizien konfirmoi se për shkak të kaviljes së ndrydhur kundër Lyon (0-1), të dielën, ai humbet edhe transfertën me udhëheqësit e Ligue 1, Lille, këtë të diel në mbrëmje.

Trajneri Thomas Tuchel mbajti shpresa deri në momentin e fundit për ta pasur gati brazilianin, por klubi komunikoi të shtunën për ekzistencën e një kontuzioni kockor, i cili ende kërkon trajtim. Kthimi i 28-vjeçarit në veprim pritet në janar. Kjo mungesë iu shtohet atyre të Danilo, Sarabia, Icardi, Diallo dhe Bernat. Marquinhos, megjithatë është i disponueshëm për ndeshjen me Lille.

Related posts

Nis ‘operacioni fshesa’ tek United, Morinho gati të largojë 6 lojtarë

Q.Autor

RAYO VALLECANO-REAL MADRID/ Anceloti: Basti për titull? Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe…

Delo.autor

LEGJENDA E ANGLISË/ TERRY nuk ka ndërmend të tërhiqet, transferohet në Rusi

Isa.Autor

Leave a Comment