Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Mourinho tenton t’i “rrëmbejë” Real Madridit yllin e skuadrës….

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo dëshiron që të ketë nën urdhërat futbollistin veteran të Real Madridit Luka Modriç. Pavarësisht moshës (35 vjeç), nënkampioni i botës me Kroacinë vazhdon të tregojë nivel të lartë loje me madrilenët dhe përvoja e suksesshme e fituesit të “Topit të Artë” në vitin 2018 do ta përmirësonte ndjeshëm Totenhemin.

Media spanjolle “Marca” raporton se tekniku portugez dëshiron të bashkohet pas 7 vitesh me Modriçin, të cilin e solli në “Santiago Bernabeu” në vitin 2012. “Special One” po mendon që “regjisori” ballkanas të rikthehet te Totenhemi me parametër zero teksa i skadon kontrata me Realin në verën e 2021-shit.

Megjithatë, drejtuesit madrilenë nuk duan që të humbasin shërbimet e Modriçit dhe flitet se ata po përpiqen që mesfushori të mbyllë karrierën në Madrid. Deri tani, ende nuk është finalizuar një marrëveshje konkrete mes palëve, por nëse Reali nuk i rinovon kontratën Modriçit, Murinjo do të bëjë të pamundurën për ta bindur që të rikthehet në Londër me Totenhemin.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist me thembër nga Fernandes, Ronaldo ndëshkon Atalanta-n (VIDEO)

Delo.autor

Perez e do Umtitin, Reali gati të rivalizojë Unitedin dhe Chelsean

Q.Autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Momente tensioni në “Loro Boriçi”, Aralica përplaset me Visar Bekajn (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment