Futboll Seria A

Te Lazio e pranojnë; De Vrij drejt Interit, por… ka konkurrencë

Stefan de Vrij nuk do të rinovojë kontratën me Lazio-n. E ka thënë këtë gjë dje në mbrëmje drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, para ndeshjes kundër Verona-s. Ka folur edhe trajneri Simone Inzaghi: “Më vjen keq, sepse është lojtar i shkëlqyer. Ka bërë një tjetër zgjedhje dhe ne e marrim të mirëqenë”.

Inter-i ka punuar prej muajsh mbi këtë punë dhe fjalët e Tares afrohen, të paktën në mënyrën virtuale, holandezi është drejt rrugës “Vittorio Emanuele”. Janë afruar sepse Inter-i dhe agjentët e De Vrij pothuajse kanë arritur një akord që vlen 4.2 milionë euro plus bonuese në një vit.

Por nuk është vetëm Inter-i sepse në ndjekje të tij janë vënë edhe klube të tjera pretendente. Mbi të gjitha Barcelona, por edhe Chelsea i Antonio Conte-s dhe Atletico Madrid e Diego Simeone-s. Nuk mund të përjashtohet as pista e Zenit-it.

Related posts

PUBLIKOHEN SHIFRAT E RROGAVE/ Ja sa paguhen gjyqtarët në varësi të ndeshjeve në Itali

Delo.autor

Wanda: Icardi çdo ditë e më i vlefshëm, gati rinovimi me Interin

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Nga trajneri tek Ibraimi, Kukësi ka shumë dilema për të zgjidhur

Delo.autor

Leave a Comment