Futboll Seria A Sport

U ZËVENDËSUA DY HERË BRENDA NDESHJES/ Mateus kritikon lojtarin e Bajernit: Prandaj e hoqi Guardiola

Ish-futbollisti i njohur gjerman Lotar Mateus kritikoi lojtarin e Bajernit Leroi Sane, i cili ende nuk po arrin të fitojë vendin e titullarit te kampionët e Europës. Në një intervistë për “T-Online”, ish-kampioni i botës kërkon që Sane të punojë më shumë në prapavijë.

Kritikat erdhën teksa ish-futbollisti i Mançester Sitit u hodh në fushë në minutën e 32-të dhe u zëvendësua nga trajneri i Bajernit Hansi Flik në pjesën e dytë.

“Një lojtar titullar do të duhej të kalonte Kingsli Komanin dhe Serxh Gnabrin. Diferenca është e madhe. Sane ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë. Duhet të përshtatet me sistemin e lojës së Bajernit. Ka defiçite në lojën mbrojtëse. Kjo është arsyeja se përse Guardiola e la të ikte, sepse Sane nuk punon në mbrojtje ashtu siç duhet. Duhet të mësojë ende. Proçesi i përshtatjes ende nuk ka përfunduar për të. Nuk mendoj se presioni ka qenë më pak te Mançester Siti, por Sane duhet të përgatitet që të hedhë hapin e radhës”, deklaroi Mateus.
PANORAMASPORT.AL

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana- Laçi. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

DOPIETË NDAJ TIRANËS/ HEBAJ befason pas TRIUMFIT: E pranoj…

Isa.Autor

NUK SHËNOI/ Ronaldo: Fitore e rëndësishme, çfarë emocionesh në “Old Trafford” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment