Futboll Sport

KUJTON MOMENTIN E FRIKSHËM/ Sulmuesi Depay: S’kam provuar kurrë një dhimbje të tillë (VIDEO)

Sot mund të buzëqeshë, të shikojë nga e shkuara me më shumë siguri dhe bindje.

Memphis Depay, sulmuesi holandez i Lyon-it, ka rijetuar nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, atë që ka ndodhur 365 ditë më parë: fillimi i rikuperimit pas dëmtimit në gjurin e majtë.

Ka zgjedhur një video për të përshkruar atë që ka kaluar në klinikën e rehabilitimit:

“Sot, një vit më parë, kam bërë ndërhyrjen kirurgjike për rindërtimin e ligamentit të gjurit. Nuk mund të gënjej, nuk kam provuar kurrë një dhimbje të tillë në jetën time”, ka shkruar Depay.

“A e dini se çfarë thuhet në këto raste: ‘ajo që nuk të vret, të bën më të fortë’. Sot po shikoni një person më të fortë mendërisht dhe fizikisht. I mbaj gjithmonë sytë hapur, besoj se Zoti do të më shpërblejë për punën e madhe”.

VIDEO

Related posts

RACIZMI NDAJ ANGLISË/ Presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

Delo.autor

TOTTENHAM-CHELSEA/ Statistikat e supersfidës, “macja e zezë” e “Supersave” dhe Harry Kane

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes kopjon Ferrarin, jep “OK”-in për vaksinimin e stafit në Bahrein

Delo.autor

Leave a Comment